(EMRI-FOTO) Covid-19 i merr jetën ish-ministrit, deputetit dhe ish-anëtarit të Kryesisë së PD

498

Bashkim Kopliku ka ndërruar jetë ditën e sotme si pasojë e Covid-19.

Gjendja e tij u rëndua ditët e fundit, teksa qëndronte i shtruar në Spitalin e Durrësit.

Bashkim Kopliku ka qenë ish- zëvendëskryeministër dhe ministër i Brendshëm i qeverisë së parë të Partisë Demokratike më 1992-n dhe dy herë deputetë në Parlamentin e Shqipërisë.

Pas vitit 1997, pasi u largua nga Partia Demokratike, ai nuk u përfshi më në politikë, por ishte një qytetar aktiv dhe mendje kritike që do t’i mungoje shoqërisë shqiptare.

(Descript.al)