(EMRI-FOTO) Kërcënohet me jetë zëvendësministri i Brendshëm, ja dyshimet e para të Policisë

158

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës deklaroi sot se zëvendësministri, Zafir Berisha është kërcënuar me jetë dhe për këtë çështje ka nisur edhe një hetim.

“MPB mund të konfirmojë se zëvendësministri i MPB-së që është kërcënuar dhe ka hapur rast në polici, është Zafir Berisha”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Punëve të Brendshme sqaron se ka pasaktësi shkrimi që është publikuar sot me titull: Kërcënohet zëvendësministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës”.

Ministria e Punëve të Brendshme, konfirmon se nuk është e vërtetë që është kërcënuar zëvendësministri Ildiray Bayram, siç përmendet me emër dhe i është publikuar fotografia në portalin në fjalë.

MPB mund të konfirmojë se zëvendësministri i MPB-së që është kërcënuar dhe ka hapur rast në polici, është z. Zafir Berisha. 

Kujtojmë këtu se, pak kohë më parë Berisha ishte emëruar edhe Koordinator për Siguri Kibernetike, por pasi mori detyrën iu hakerua llogaria në Facebook.

Asokohe Berisha akuzoi se pas këtij veprimi qëndronte qendra e spiunazhit rus në Nish të Serbisë.

“Kjo nuk do të bënte ndonjë lajmë sikurse mos të përputheshin të dhënat tjera për të cilat ka një kohë të gjatë që shkruaj “se dikush me mision dhe i paguar, e disa pa vetëdije po i shërbejnë propagandës serbo- ruse me qendrën e spiunazhit rus në Nish të Serbisë”, thoshte Berisha atëherë.