EUROPOL-i ka publikuar fotot e disa personave, të cilët akuzohet se janë të përfshirë në krime të ndryshme seksuale dhe pornografi me fëmijë dhe të mitur.
Mes tyre është edhe një shtetas shqiptar i Kosovës. Bëhet fjalë për 42-vjeçarin, Nesat Bego, i cili akuzohet se sulmoi seksualisht një fëmijë nën moshën 11-vjeçare në Luksemburg.

Gjatë seancës gjyqësore, e cila u mbajt në dhjetor të vitit 2018, Bego nuk ishte i pranishëm, ndërkohë që, u dënua nga gjykata penale në Luksemburg me pesë vjet burg.
Dyshohet se ai është arratisur nga Luksemburgu tashmë dhe ndodhet në një shtet tjetër.

(Descript.al)