(EMRI-FOTO) Ndahet nga jeta aktori i madh shqiptar, në 2017-n u zgjodh deputet i Kuvendit

324

Një lajm i trishtë është bërë publik ditën e sotme, ku mësohet se është ndarë nga jeta pak pas mesnate aktori i madh shqiptar, Adem Mikullovci.

Lajmin e trishtë e ka dhënë deputeti kosovar, Behgjet Pacolli, i cili me anë të një njoftimi në rrjetin social shkruan:

“Sot, pas mesnate, miku dhe kolegu im Adem Mikullovci ndërroi jetë! E lehtë i qoftë Toka e Kosovës dhe Zoti e mëshiroftë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes dhe miqve të tij”.

Kush ishte Adem Mikullovci?

Adem Mikullovci u lind në vitin 1939 në Vushtrri, Kosovën dhe bënë pjesë në plejadën e aktorëve të ish-Teatrit Popullor Krahinor i Kosovës(tashmë Teatrit Kombëtar i Kosovës).

Pas ndërprerjes së studimeve në Akademinë për Teatër dhe Film në Beograd në vitin 1968, ai u kthye në Prishtinë dhe filloi punën në teatër.

Prej atij viti e deri në korrik të vitit 1990, Adem Mikullovci bëri një karrierë me 45 role kryesore si dhe rreth 70 role të dyta në shfaqje teatrore.

Në foto: Adem Mikullovci

Rolet më të dalluara i realizoi në shfaqjet:

“Duke pritur Godonë”,”Po shkoj për gjah”, “Njeriu që pa vdekjen me sy”, “Dashuria”, “Hotel Kashta” me rekord shikueshmërie (nganjëherë me nga dy shfaqje në ditë), “Fundi i botës”, “Miza në vesh”, “Erveheja” etj. Mikullovci gjithashtu ishte regjisor i disa shfaqjeve në teatër, si: “Pas vdekjës”(Çajupi), “Mosha e bardhë”(D.Agolli), “Dan Shejtani”, “Engjulli i stacionit”, monodrama “Bihorasit”(dramatizim i veprës së autorit Q.Sijariq), “Ti mos u përziej”, komedia “Shtrati”, stend up komedia”Përgjuesi” etj.

Në vitin 2017, në zgjedhjet e 11 Qershorit, ai u zgjodh si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kurse në vitin 1990 ishte në mesin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilët shpallën Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut.