(EMRI) Qëllohet për vdekje me armë me silenciator një person në afërsi të piramidës

228

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar rreth orë 09:00 të mëngjesit të kësaj të enjte në afërsi të piramidës në Tiranë.

Një person i identifikuar si Behar Sofia është parë i shtrirë në rrugë dhe i gjakosur teksa mësohet se ai është qëlluar dy herë me armë zjarri.

Burime jo zyrtare bëjnë me dije, se ndaj tij është përdor armë me silenciator, teksa autori/ autorët mund ta kenë qëlluar nga një automjet në lëvizje.

I plagosuri ende i paidentifikuar, është dërguar me urgjencë në spital, por ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve.

iranë/Informacion paraprak

Me datë 25.02.2021, rreth orës 09:00, në trotuar në afërsi të Piramadës është konstatuar nga sherbimet e Policisë shtetasi B. S., 66 vjeç, i shtrirë në tokë, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjeksore ku dhe ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën, me qëllim kapjen e autorit.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore dhe vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.