(EMRI) Trafikoi 50 kg heroinë në Spanjë/ Kush është shqiptari i kapur në Mal të Zi, i dënuar me burg

112

Policia e Malit të Zi ka bërë të mundur arrestimin e 55-vjeçarit Anton Gjinaj, shtetas shqiptar i kërkuar nga Spanja për trafik droge dhe i dënuar në mungesë me burg.

Media serbe Novosti shkruan se Gjinaj u arrestua në vendkalimin kufitar Rozaje, e pas kontrolleve rezultoi se ai ishte në kërkim nga Interpol Madrid.

Bazuar në njohuritë operacionale dhe më vonë në verifikimin dhe konfirmimin e identitetit, u përcaktua se ky person kërkohej Interpol Madrid nën identitetin Pashk Rrapi.

Ai është dënuar në Spanjë me tetë vjet e nëntë muaj, i akuzuar për trafik droge.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi, Anton Gjinaj është anëtar i një organizate kriminale, e cila në vitin 2006 organizoi dhe koordinoi importimin, magazinimin dhe shitjen e mëtejshme të 50 kilogramëve heroinë në territorin e Spanjës, në zonat përreth qyteteve të Murcia dhe Alicante.

55-vjeçari pritet të ekstradohet, pas urdhrit të dhënë nga një gjykatës i Gjykatës së Lartë në Podgoricë

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.