(EMRI) “Zhduke sa më parë tërë natën…”/Kush është efektivi i policisë që dekonspiroi aksionin në Skrapar

3197
Ilustruese

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni anti-drogë i SPAK në qytetin e Skraparit .

Mësohet se efektivi i policisë Astrit Duro,  për të cilin tashmë është dhënë masa e sigurisë “Arrest me burg”  ka telefonuar njërin prej të arrestuarve, Enver Muçaj duke i thënë që të largonte sa më parë drogën.

Telefonata është bërë menjëherë pas përfundimit të një mbledhje në Policinë e Shtetit.

“Merre atë Fuatin në telefon, atë Fuatin urgjentisht dhe thuaji po pati mundësi t’i zhduku sa më parë tërë natën! Jo për për nesër, hajt shëndet”, mësohet t’i ketë thënë ai përmes një telefonate.

Droga për të cilat janë kryer dhe këto arrestime u zbulua në një stallë lopësh, duke u tharë, ndërkohë që hetimet sipas SPAK kanë zgjatur për gjashtë muaj me radhë.

Gjatë hetimit të këtij procedimi penal janë sekuestruar gjithsej 5045 bimë narkotike të llojit “cannabis sativa”, si dhe janë sekuestruar 176 kg lëndë narkotike e paketuar në gjëndje të thatë, e gatshme për t’u trafikuar.