(EMRI+FOTO) Kush është personi që sfidon Ramën dhe Bashën për kryeministër, i fton në debat televiziv

778

Teksa e gjithë Shqipëria pregatitet për zgjedhjet e 25 prillit dhe fushata zgjedhore ka nisur zyrtarisht prej rreth 2 javësh, duket se gara do të jetë mjaft e ashpër.

Këtë të enjte “ALEANCA BASHKIMI POPULLOR -EMIGRACIONI – ORA E SHPRESES dhe Konservatoret” i njohur ndryshe si koalicioni “ABEOK”, ka zyrtarizuar edhe kandidatin e saj për kryeministër.

Deputeti Kujtim Gjuzi, njëherësh edhe kryetar i partisë Konservatore, ka njoftuar zyrtarisht se  Dr. Enriko CEKO do të jetë kandidatë për kryeministër.

Veç kësaj sipas Ceko ka ftuar zyrtarisht ne debat 2 kandidatët e tjerë , Z.Lulzim Basha dhe Z. Edi Rama në një debat televiziv në një nga televizionet kombëtare.

Nuk dihet ende nëse Rama dhe Basha do të pranojnë ftesën pasi nuk ka një reagim nga ana e tyre.

Postimi i plotë i Gjuzit:

Info zyrtare per Shtyp!

“ALEANCA BASHKIMI POPULLOR -EMIGRACIONI – ORA E SHPRESES dhe Konservatoret”

Zyratarisht kane miratuar qe Akademiku profesor i shkencave ekonomike Dr. Enriko CEKO te jete Kandidat per Kryeminister te Shqiperise, perballe dy kandidateve te tjere ne garen Elektorale 2021 E.RAMA & L. BASHA

Kandidati per kryeminister i koalicionit “ABEOK” Dr. Enriko CEKO  ka ftuar zyrtarisht ne debat koleget kandidate per kryeministra ne nje nga studiot e televizioneve kombetare per t’u perballur me programin qeverises konservator.

Edi RAMA – ENRIKO CEKO – Lulzim BASHA

KUR DO TE JENI PERBALLE PYET ELEKTORATI KONSERVATOR DHE ELEKTORATI MBESHTETES I:

ALEANCA BASHKIMI POPULLOR -EMIGRACIONI -ORA E SHPRESES dhe Konservatoret”

Zyra e Shtypit e “ABEOK”

Tirane me 08/04/2021

Enriko Ceko