Dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Artur Sula ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 53-vjeçare. Mësohet se Sula ka humbur jetën për shkak se ka pësuar hemoragji celebrale.
Lajmin e ka bërë të ditur ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, shpreh trishtim për ndarjen e tij nga jeta në një moshë kaq të re.
Mba doren o zot..! Shume i ri per ta humbur familja, shume energjik per t’ia hequr jetes, shume ambicioz per te ikur nga drejtimi i Fakulteti i Gjuheve te Huaja, shume bujar per ta ndare nga shoket e koleget, shume e padrejte mbyllja ketu e rrugetimit premtues te dekanit te Gjuheve te Huaja Artur Sula. Lamtumire Shok i dashur!”- shprehet Kumbaro.
Lidhur me lajmë të trishtë ka shkruar edhe ish-deputeti i PD , Kreshin Çollaku.
Statusi:
“Prehu ne Paqe,Turi..

©Copyright Descript.al
Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.