“Ëndrra mu pre në mes”, Sokol Cikalleshi bën rrëfimin e rrallë

142

Sokol Cikalleshi ka rrëfyer mbrëmjen e së hënës një nga momentet më të vështira në jetë dhe njëkohësisht edhe në karrierë. I ftuar në “Kurthin e Piter Pan” përballë gazetarëve të vegjël, futbollisti shqiptar tregoi se në moshën 20-vjeçare ëndrra e tij u pre në mes për shkak të një problemi shëndetësor.

“Në moshën 20-vjeçare, kur isha në kulmin e karrierës, pata një dëmtim. Kisha dhimbje te muskujt dhe problemin e kisha te dhëmbët, që askush nuk e gjente. Për 13 muaj kam ndenjur jashtë fushe, e lashë edhe futbollin. Pas një periudhe shumë të gjatë pikëllimi, si për mua dhe për familjen, sepse isha një djalë që kishte ëndrra dhe talent për t’u bërë futbollist, ëndrra m’u pre në mes. Por një doktor shumë i mirë në Itali ma gjeti problemin dhe u riktheva prapë nga e para dhe u bëra futbollist”, u shpreh ai.

Gjatë emisionit Cikalleshi u surprizua në skenë nga vajza e tij e vogël, me të cilën ai ka treguar shpesh se ka një raport tejet të veçantë dhe mundohet t’i dedikohet maksimalisht.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.