Eneda Tarifa rikthehet në ekran pas largimit nga “Portokalli”?

155

Eneda Tarifa para disa kohësh njoftoi largimin e saj nga “Portokalli”. Në reagimin e saj, ajo u shpreh se ia nxorri mallin spektaklit të humorit.Pas këtij lajmin, menjëherë filluan aludimet se Eneda mund të ketë patur konflikte me drejtuesit e këtij spektakli.Edhe pse Eneda tregoi se do t’i përkushohet këngës, së fundmi ajo njoftoi fansat e saj se do të shfaqet sërish në televizion, por duke mos dhënë më tepër detaje.

“A do të shohim më në ekran se na mungon shumë?”, e ka pyetur ndjekësi/ja nëpërmjet bisedës virtuale në “InstaStory”.“Po shumë shpejt, do më shikoni sërish”, ka shkruar ajo duke lënë të kuptohet se do jetë sërish pjesë e televizionit.