Erion Veliaj tregon dhimbjen e ministres Manastirliu: Ka të atin sëmurë, po lufton me vdekjen

145

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka ndarë me opinionin publik gjendjen e dhimbshme që po kalon Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Gjatë takimit me banorët e njësisë nr.9 në Tiranë, Veliaj u shpreh se të gjithë kanë probleme, por nuk harrojnë që t’i përkushtohen edhe punës.

Sipas Veliajt, Manastirliu shpjegoi se ajo ka të atin sëmurë dhe po lufton me vdekjen.

Manastirliu ka probleme, ajo është nënë e dy vajzave, është bijë e një babai të sëmurë, por nuk harron t’i përkushtohet punës. Babai i saj është në gjendje të rëndë, po lufton me vdekjen,”– tha Veliaj ndër të tjera.