Fatmir Mediu: Ja si mu ankua Berisha për Lulzim Bashën

213

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu deklaroi se partia që ai drejton ka qenë gjithmonë e djathtë dhe asnjëherë nuk ka bërë kapërcime nga idealet e saj. I ftuar në emisionin “Refleksione”, në Abc News, Mediu rrëfeu një moment të fushatës së vitit 2017 me Berishën dhe Bashën.

“Personalisht nuk kam bërë asnjëherë pazar, por as partia Republikane nuk ka qene pjesë e pazarit. Por ka qenë në një marrëdhënie të qenësishme me të djathtën bazuar në një identitet të qartë politik. Në një moment të fushatës së vitit 2017, kur zoti Basha po thoshte: “Me besimin në Zot, familja, prona dhe kombi”, m’u qa zoti Berisha dhe më tha: “Shiko të mori dhe programin.”