Festa kthehet në tragjedi, persona të armatosur vranë 11 persona

167

Njerëz të armatosur të paidentifikuar të hipur në një kamion në shtetin perëndimor meksikan të Jalisco hapën zjarr duke vrarë të paktën 11 njerëz që ishin duke marrë pjesë në një festë, kanë thënë autoritetet.

Prokurorët në Jalisco thanë në një deklaratë se policia gjeti trupat e 10 burrave në trotuar para një shtëpie në Tonala, një komunë në zonën e Guadalajara, raporton DW.

Më pas, trupi i një djali u gjet brenda banesës, ndërsa një grua dhe një djalë tjetër po trajtohen për dëmtime në një spital të zonës.

Shteti i Jaliscos është një nga epiqendrat e luftës së lidhur me drogën në Meksikë, dhe shtëpia e kartelit të fuqishëm Jalisco New Generation (CJNG).

Presidenti Andres Manuel Lopez Obrador mori detyrën në fund të vitit 2018 duke premtuar të zvogëlojë dhunën, por ai vazhdon të ndeshet me vrasje masive dhe dhjetëra mijëra vrasje çdo vit.

Në dhjetor, ish Guvernatori i Jalisco-s Aristoteles Sandoval u qëllua për vdekje në një restorant në qytetin Puerto Vallarta.

Pothuajse 100 vrasje regjistrohen çdo ditë në të gjithë vendin me 126 milion njerëz, ndërsa më shumë se 82,000 njerëz janë zhdukur që kur e ashtuquajtura luftë kundër drogës filloi në Meksikë në 2006.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.