Fier/Yuri Kim paralajmërim kundër shitblerjes së votës: Votuesit kanë fuqinë por edhe përgjegjësinë

48

Në një prononcim për mediat, nga qyteti i Fierit, Yuri Kim ishte e qartë në paralajmërimin e saj për këdo që do të tentojë të deformojë vullnetin e lirë të qytetarëve shqiptarë.

E vetmja gjë që mbështesim është e drejta e popullit shqiptar të shprehin vullnetin përmes votës së tyre dhe paralajmërojmë kundër kujtdo që dëshirojnë të mohojnë këtë të drejtë duke blerë votën ose duke shitur votën. Është shumë e rëndësishme që votuesit të mbajnë mend se kanë fuqinë por edhe përgjegjësinë. Në një demokraci, shoqëria civile ka rol jetik”, shprehet Kim.

Gjatë vizitës në Fier, Kim zhvilloi një takim me qytetarë që votojnë për herë të parë.

Kim theksoi të rinjtë janë ata që do të ndihmojnë Shqipërinë.

Në Fier u takova me votues për herë të parë dhe më bëri përshtypje sesa shumë dinin për procesin e votimit. Patëm një diskutim shumë të mirë në lidhje me atë që ata mendojnë. Jam besimplotë që demokracia shqiptare është në drejtimin e duhur dhe vërtet shpresoj që të rinj të tillë do të mund të ndihmojnë Shqipërinë“, theksoi Kim.