Fifi bën sërish lëmsh rrjetin teksa flet për Flor Mumajesin

88

Rreth 2 vite më parë lart e poshtë përflitej se Fifi dhe Flori Mumajesi ishin në një lidhje dashurie. E gjithë kjo nisi për shkak të një videoje që u bë publike, në të cilën ata të dy shfaqeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin. Thashethemet vazhudan për muaj e muaj të tërë dhe shpesh ishin vetë kënëgatrët që i nxisnin.

Sa herë që u jepej rasti të flisnin në intervista për njëri-tjetrin, ata nuk nuk jepnin një përgjigje konkrete, ndaj dhe publiku nuk dinte çfarë të besonte.Së fundmi Fifi ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit në InstaStory ku është pyetur dhe për raportin me Flori Mumajesin.“Çfarë është për ty Flori Mumajesi?”, pyeti ndjekësi.“Pika e dobët!”, iu përgjigj ajo duke bërë sërish lëmsh rrjetin mbi marrëdhënien që ata kanë.