Flet gruaja e një prej minatorëve të vdekur: Dua ndihmë nga shteti, kam tre jetimë për të rritur

60

Gruaja e Ruzhdi Rushitit e cila humbi burrin e saj në nëntokën e minierës së ‘Balgjatit’ në Dibër, kërkon ndihmë nga shteti pasi ka tre fëmijë për të rritur.

Ajo thotë për mediat se deri më sot fëmijët jetimë i mbante me paratë që merrte i shoqi nga puna në minierë dhe shitja e luleve që mblidhte në mal, ndërsa tani e tujte s’ka me çfarë t’i rrisë.

Kishte tre javë që punonte te miniera. Kam tre fëmijë jetimë, kërkoj ndihmë nga shteti. Më përpara ka pas mbledhur bimë medicinave në mal. Kishte tre javë që punonte në minierë,”- tha ajo.

Gjithashtu, një tjetër fqinj i viktimave ka konfirmuar gjendjen e vështirë të familjes së viktimave.

Jetesa e tyre është në fund të fundit. Ruzhdiu ka qenë duke mbledhur bimë në male gjithë verës për të mbajtur fëmijët me bukë, tani filloi punë atje, kalamajtë i la jetimë.  Ka tre fëmijë. Edhe Fatosin e njoh, ai ka një djalë 19-vjeç, një vajzë të martuar edhe ai si Ruzhdiu,”– tha ai.

Trupat e inxhinierit Ismail Hoxha, dhe të dy punonjësve Fatos Ceskut dhe Rruzhdi Rushitit u nxorën të pajetë në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.