Flet mjekja Aurora Dollenberg: Ja prej nga erdhën vaksinat anti-Covid

147

Mjekja Aurora Dollenberg ka treguar se nga kanë ardhur vaksinat anti-COVID në Shqipëri, me të cilat nisi procesi i vaksinimit ditën e djeshme.

Ajo ka bërë me dije se dhurues është një organizatë jopolitike në Gjermani, por jo shteti pasi nuk ka mjaftueshëm doza për qytetarët e tij.

Dollenberg duke folur për Syri Tv, ka komentuar edhe procesin injektimit të vaksinës, duke treguar se dozat duhet të ruheshin dhe të aplikoheshin sipas rregullave të mirëpërcaktuara nga prodhuesi, ndryshe shkakton pasoja të rënda.

INTERVISTA E PLOTË:

PYETJE: Çfarë informacionesh ka lidhur me dozat?

Mjekja Aurora Dollenberg: Është iniciativë e nisur nga struktura joqeveritare. E përgëzoj. Janë organizata joqeveritare, kanë interesa sociale në Gjermani dhe mbështesin grupet shoqërorë me pak të favorizuara, në rastin tonë bëhet fjalë për një shtet. Nuk është donacion i shtetit gjerman.

PYETJE: Nuk lidh qeverinë gjermane dhe shqiptare? Mbi çfarë nisme merret ky hap…?

Mjekja Aurora Dollenberg: Është bashkëpunimi i frytshëm për vendin tonë, është e lejueshme ky bashkëpunim. Shtetit gjerman lufton për dozat e veta, nuk e ka atë dashamirësi për të dhuruar nga dozat tona.

PYETJE: Nuk është Shqipëria vendi i vetëm?

Mjekja Aurora Dollenberg: Janë disa shtete ballkanike. Kjo iniciativë i shpërndan nga vendi prodhues, dhe e kemi licencën që të jemi distributorë nga vendet e tjera.

PYETJE: Ka nisur prej disa muajsh kjo nisëm, apo më herët?

Mjekja Aurora Dollenberg: Është iniciativë e re, sepse nuk kishim informacione lidhur me të. Është urë derisa të fillojë vaksinimi masiv.

PYETJE: Ka një element që ka tërhequr vëmendjen, Rama dha detaje, u shpreh se nuk mund ta publikonte vendin nga vinin vaksinat. Është normale?

Mjekja Aurora Dollenberg: Ne e kemi të sigurt nga vjen dhe kush e prodhon. Kemi probleme dhe i sqarojmë me prodhuesit. Vendi i origjinës duhet që të jetë i qartë, sepse edhe ne si mjekë kemi pyetje.

PYETJE: Nuk është respektuar periudha prej tre orësh, çfarë pasojash ka?

Mjekja Aurora Dollenberg: Siç e dimë kemi vaksina të firmave të ndryshme. Pfizer është më e vështira, do temperatura me të paktën -70 gradë. Duhet për të gjithë që e aplikojnë që të kenë parasysh respektimin e vaksinës, ndryshe nuk duhet që të jepet. S’do ketë anti-trupa më pas. Madje mund të ketë edhe efekte anësore. Vaksina nuk është vitaminë, mund të denatyrohen proteinat. Pacienti mund të përfundojë në reaminacion. Por nuk ka nevojë që të shkrijë, para se të vaksinohet. Duhet të merret direkt nga frigoriferi. Nëse nuk është në gjendje të lëngshme, duhet të jetë e aplikueshme.

PYETJE: Në çfarë temperature duhet të jetë para se të aplikohet?

Mjekja Aurora Dollenberg: Ka një tjetër makineri që e shkrin para se të aplikohet. Temperohet temperatura optimale, e bën aparati, jo të lihet në dhomë.