Fluturimet u ndaluan për shkak të tyre, a duhen arrestuar kontrollorët?

2425

Një ngjarje e paprecendtë ndodhi ditën e sotme në aeroportin e Rinasit ku kontrollorët e trafikut ajror vendosën të ndërmerrnin një akt ekstrem duke lënë punën dhe duke hyrë në grevë në shenjë proteste ndaj kushteve dhe nivelit të pagave.

Veprimi i tyre bëri që të pezulloheshin një sërë fluturimesh në hyrje dhe dalje të vendit. Me gjithë thirrjen e ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku që kontrollorët të lënë grevën dhe të rikthehen në punë, deri më tani nuk ndërmarrë asnjë veprim. Ndërkaq, policia dhe ushtria kanë marrë kontrollin e ndërtesës dhe zyrës së Albcontrol.

Pavarësisht protestës së kontrollorëve dhe kërkesave të tyre, ky akt përbën edhe një rrezik për sigurinë kombëtare,veçanërisht për faktin se Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe kur pritet që në 26 prill forcat ushtarake të vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut do të kryejnë një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake të kryera në rajonin e Ballkanin që nga krijimi i Aleancës.

Por, këto elementë rrezikshmërie nuk janë marrë parasysh nga kontrollorët e Albcontrol të cilët ‘grevën’ e tyre e cilësojnë si shpallje paaftësie në punë për shkak siç ka raportuar edhe avokati i tyre, punonjësit kanë punuar nën një stres të vazhdueshëm i prodhuar edhe nga pandemia e koronavirusit. Si pasojë e pandemisë së koronavirusit është ulur edhe numri i fluturimeve çka ka sjellë uljen e pagës së kontrollorëve nga 4 mijë dollarë në 2900 dollarë. Një pagë e tillë duhet thënë që është marramendëse me standardet e pagave në Shqipëri dhe gjithë çështja e pagave lidhet me planbiznesin e Albcontrol por që nuk justifikon aspak bojkotimit të punës duke sjellë pezullimin e fluturimeve.

Pra, kontrollorët që sot qahen e ankohen sikur kanë vuajtur e po vuajnë më shumë se gjithë të tjerët paguhen me shifra astronomike për standardin shqiptar.

Një llogari e thjeshtë tregon se ata paguhen rreth 12 herë më shumë se rroga mesatare në Shqipëri.

Sot në kushtet kur numri i fluturimeve ka rënë ata ndihen të cenuar se do përfitojnë 2900 dollarë serishmi 7 herë më shumë se rroga mesatare.

E si mundet me këto shifra këta te ndihen të cenuar ? Këta që  paguhen disafish në krahasim me mjekët, mësuesit, punonjësit e policisë.

A nuk duhet kapur për zverku këta lëngaraqë të fshehur pas brekëve të politikes? Këta hajdutë e matrapazë që ushqehen me vuajtjet e shqiptarëve?

Greva e kontrollorëve ka bërë që të anulohen fluturimet që do të sillnin vaksinat apo edhe rastet emergjente të qytetarëve të ndryshëm. Po nëse ndjekim këtë logjikë, të pretenduar nga kontrollorët ata të cilët janë përballuar me stresin në punë përgjatë pandemisë kanë bluzat e bardha të cilat kanë qëndruar në vijën e parë të ‘luftës’ me koronavirusin.

Kjo ka bërë gjithashtu që të anulohen fluturimet që do të sillnin vaksinat apo edhe rastet emergjente të qytetarëve të ndryshëm. Po nëse ndjekim këtë logjikë, të pretenduar nga kontrollorët ata të cilët janë përballuar me stresin në punë përgjatë pandemisë kanë bluzat e bardha të cilat kanë qëndruar në vijën e parë të ‘luftës’ me koronavirusin.

Por nëse do të kishte ndodhur një sabotim i punës nga ana e tyre për shkak të stresit të përditshëm, pasojat në jetë njerëzore do ishin të pallogaritshme. Në këtë mënyrë, pretendimet e kontrollorëve janë krejt të pajustifikueshme në krahasim me ato të mjekëve pa ‘hedhur poshtë’ faktin se edhe puna e tyre është e një rëndësie të lartë kombëtare, të cilët po ashtu kanë në dorë jetët e shumë e pasagjerëve përgjatë çdo dite të punës së tyre.

Ngjarja mori edhe konotacion politik, ku kryeministri Rama hodhi akuza të forta se pas kësaj ngjarjeje fshihet presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha, të cilët sipas kreut të qeverisë, kanë nxitur sabotimin e punës së kontrollorëve.

Gjithashtu, Balluku dhe kryeministri Rama deklaruan se kontrollorët do të mbajnë përgjegjësi para ligjit pasi po vendosin në rrezik sigurinë kombëtare.

Ndërkaq, ushtria dhe policia kanë marrë në kontroll godinën pasi përbën objekt të rëndësisë së veçantë deri në arritjen e një zgjidhjeje përfundimtare për t’i dhënë fund krizës së krijuar në aeroportin e Rinasit dhe për të çliruar hapësirën ajrore, e cila do të presë 1 ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, stërvitjen ushtarake të Aleancës së Atlantikut të Veriut në vendin tonë.