FOTO/Ç’po ndodh mes Turqisë dhe Greqisë? Ankaraja lëshon anijet, Athina mobilizon ushtrinë nga deti dhe ajri

136

Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë duket se janë në kulmin e tyre. E përditshmja greke  “Protothema”, shkruan se Forcat e Armatosura janë në gjendje gatishmërie të shtuar për të reaguar menjëherë nëse ka një provokim ekstrem turk.

Sipas mediave greke Greqia ka lëshuar ​​disa orë më parë foto nga mobilizimi i Forcave të Armatosura në Mesdheun Lindor.

Ndërkaq, Turqia ka rinovuar përsëri Navatex për “Oruc Reis” përsëri deri më 4 nëntor, duke ngritur dyshime nëse anija turke do të jetë afër arkipelagut Megisti dhe të kryejë kërkime.

Nga ana tjetër, Forcat e Armatosura greke janë në gatishmëri të lartë, veçanërisht në zonën e ishullit Kastelorizo, ku Flota Detare monitoron lëvizjet e Oruc Reis minutë pas minute, duke pasur udhëzime për të mos lejuar asnjë lëvizje të flotës turke brenda zonës prej 6 miljeve detare nga brigjet e saj.