FOTO/ Dorëshkrimet, vizatimet dhe letrat personale të Franc Kafkës tashmë të disponueshme në internet

94

Një koleksion dokumentash nga autori i mirënjohur çek, Franc Kafka, është tashmë i disponueshëm në internet, pas restaurimit intensiv, katalogimit dhe dixhitalizimit.

Koleksioni i dixhitalizuar përfshin tre versione të historisë së Kafkas, një fletore në të cilën ai praktikonte hebraisht dhe qindra letra personale, skica e revista udhëtimi. Kafka zbuloi talentin e tij për skicim në vitin e parë të universitetit.

Vizatimet e tij janë kryesisht karikatura groteske të njerëzve që takoi, ose skica të vetvetes. Koleksioni u la në Bibliotekën Kombëtare të Izraelit nga Max Brod, një mik, të cilit Kafka i kërkoi të digjte shkrimet e tij pas vdekjes në vitin 1924.

Por Brod refuzoi dhe i botoi ato, duke bërë që Kafka të njihej si një nga shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit të 20-të, shkruan BBC.

Pas vdekjes së Brod në 1968, koleksioni “Kafka” u zhduk dhe Biblioteka Kombëtare u përfshi në një luftë 11-vjeçare. Hetuesit kërkuan dokumentet në Gjermani, Zvicër dhe në kasafortat e bankave në Izrael. Grupi i fundit i letrave arriti në Izrael në vitin 2019.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.