(FOTO) Elisa Spiropali takon Ganiun, merr çekiçin dhe kërkon të…

163

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është shfaqur këtë të hënë me në krah të zanatçiut këpucar Ganiu, siç e cilëson ajo.

Me çekiç në dorë dhe përqëndrim të madh, Spiropali duket se kërkon të “mësojë” një tjetër profesion, por jo, Spiropali në rrjetin social FB sqaron se ndodhet në Vorë, aty ku sipas saj me procesin e rindërtimit Vora do të kthehet në një qendër të bukur urbane midis Tiranës dhe Durrësit.

Postimi plotë:

Zanatçi 30 vjet, Ganiun e gjeni në qendër të Vorës.

Me procesin e #rindërtimit Vora do të kthehet në një qendër të bukur urbane midis Tiranës dhe Durrësit.