(FOTO-EMRAT) Tragjike në Korçë / Burrë e grua ndërrojnë jetë brenda natës nga Koronavirusi

282

Një ngjarje tragjike është shënuar ditën e sotme në qytetin e Korçës, ku mësohet se koronavirusi i merr jetën çiftit të bashkëshortëve Thanas dhe Loreta Broka.

Ata kanë mbyllur sytë gjatë natës së të martës njëri pas tjetrit.

Të dy mësohet se ishin intubuar prej dy javësh në Spitalin Rajonal të Korçës.

Thanas dhe Loreta Broka
Thanas dhe Loreta Broka

Thanas Broka njihej në qytet si person që ka mbajtur poste publike.

Më herët ai ka qenë kreu i PBDNJ në Korçë dhe ish-Prefekt në Berat.