(FOTO – EMRI) Koronavirusi i merr jetën pedagoges së njohur të Shkencave Sociale në Tiranë

349

Covid-19 i ka marrë jetën një tjetër pedagogeje në vendin tonë. Mësohet se nuk ka mundur ta fitojë betejën me Koronavirusin, pedagogia e Fakultetit të Shkencave Sociale, Kozeta Noti.

Lajmi bëhet i ditur nga ana e koleges Majlinda Keta, e cila shprehet se Noti ka lënë pas dhimbje mes kolegëve dhe studentëve, ndërsa shprehet se fjalët për këtë ikje sot janë të pakta.

Noti është pedagogia e dytë e Universitetit të Tiranës që ndahet nga jeta si pasojë e Covid-19, pas Irena Bogdanit të Fakultetit Ekonomik.

Noti ka qenë lektore në Departamentin e Pedagogjisë dhe të Psikologjisë së Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës.

Ka kryer studimet në fushën e edukimit dhe specializime pasuniversitare në Itali, Austri, Francë, Holandë.

Në foto: Pedagogia e Fakultetit të Shkencave Sociale Kozeta Noti

Postimi i plotë i Majlinda Ketës:

Prof. Kozeta Noti,

Unikja mes nesh, per gazin, pozitivitetin dhe shpirtin e madh me te cilin konsumoje cdo minut te jetes tende….. na e trondite shpirtin, na e thave adrenalinen e punes ne grup me ty, na e shemtove grupin e festaxhinjve ne fakultet….. duke ikur prej nesh, pasi te morri me vete ky virus flame.

A e mendove se cfare do te na shkatoje ne te gjitheve kur ike?

Ti ishe e bindur sa te doja dhe sa te donin te gjithe ne FShS pa harruar studentet e tu.

Ne dje komunikuam me sms bashke…. ti vijoje me shpirtin e madh…. me gazin qe emetoje ne cdo germe….te premtova se sa te ikte ky flame virus ne do iknim ne fshat me grupin…. te festonim ne natyre dhe ashtu si te pelqente TY. Po ti nuk prite…. ike.

Ti e mira qe dhe dje pasdite me keshilloje qe te vleresoja cdo detaj te prekjes nga kovidi qe te mos vija aty tek ty…. ferri qe nuk di si nuk u mund nga miresia jote.

Kozi jone, Kozi im kush nuk u interesua per shendetin tend keto dite nga koleget e tu…. po nuk fituam.

Kozi na trondite shpirtin, ike e dyta, pas Prof.  Irenes nga komuniteti i profesoratit te Universitetit te Tiranes.

Kozi na i meke fjalet se na mbyti loti dhe dhimbja.

U prehsh e qete unikja ne miresine mes nesh, Prof. Kozeta Noti!

(Descript.al)