(FOTO) “Ende e virgjër dhe pa të dashur”/ Në ditët e fundit si një 24 vjeçare, skandalet nuk kanë fund për Encën

393

Enca Haxhia është një prej artisteve më të komentuara në mediet rozë. Ajo është shumë e përfolur për format e saj të kolme trupore, të cilat i nxjerr në pah vazhdimisht. Këtë sezon veror artistja ka pushuar në jug dhe në veri të vendit, nga ku ka qenë mjaft aktive në rrjete sociale dhe ka pozuar e zhveshur.

Këngëtarja ka treguar se po kalon ditët e fundit si një 24 vjeçare pasi shumë shpejt ka datëlindjen dhe do të festojë 25 vjetorin. Në një foto të publikuar së fundmi në rrjetin social ‘Facebook’, njëri prej komenteve të ndjekësve ka marrë dhjetëra pëlqime duke shkaktuar të qeshura dhe reagime në rrjet.

“Dhe ende e virgjër pa te dashur je shembull i rinise”, janë fjalët e komentuesit, të cilat kanë marrë edhe replika të ndryshme.

Në platformat online Enca shfaqet me forma të kolme dhe mjaft seksi por jo rrallëherë është bërë kryefjala e mediave për përdorimin e tepruar të ‘photoshop’. Pak muaj më parë prestigjiozja britanike ‘Daily Mail’ publikoi një skandal me disa personazhe nga e gjithë bota, të cilët ishin bërë qesharakë duke e tepruar me rregullimin e fotove dhe një ndër këto ‘figura’ ishte dhe Enca Haxhia. /Descript.al/