(FOTO) Fifi feston datëlindjen, ja sa vjeç mbush artistja ditën e sotme

206

Një nga artistet më të pëlqyera shqiptare feston ditën e sotme datëlindjen. Bëhet fjalë për Filloreta Raçin e njohur në botën e muzikës si Fifi, për të cilën data e sotme është mjaft e veçantë. Artistja ka vendosur që të tregojë gjithashtu edhe moshën e saj me anë të një postimi që ndau me fansat në llogarinë personale në ‘Instagram’.

“31.03.1994 ❤ 31.03.2021”, shkroi ajo krahas një punimi mjaft të  veçantë të një skice, realizuar nga një fans i artistet. Pra, këngëtarja mbush ditën e sotme 27 vjeç dhe në një moshë të re ka arritur të realizojë dhjetëra hite  në repertorin e saj muzikor.

Projekti i fundit i publikuar është “Manjaku i dhimbjes” dhe vetëm disa ditë pas publikimit ka arritur miliona shikime në ‘You Tube’ dhe është pëlqyer së tepërmi nga fansat.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.