Aurela Hoxha është një prej emrave të njohur në showbizzin shqiptar. Ajo është shpërngulur prej kohësh në Spanjë ku ka krijuar një jetë të re me partnerin, të cilin e ka mbajtur larg vëmendjes mediatike, mirëpo ditën e djeshme me rastin e festës së të dashuruarve modelja ka bërë një përjashtim dhe ka publikuar një fotografi me personin e zemrës.
Çifti shfaqen krahë njëri tjetrit dhe Aurela nuk kurseu as detajet, duke treguar se kanë kaluar plot gjashtë vjet së bashku.
Por mesa duket Hoxha u pendua për postimin që e shoqëroi dhe me një arush dhe e fshiu më vonë. Ajo tregoi se ishte surprizuar me një buqetë të madhe me trëndafila.
Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016