FOTO/ Kjo është shtëpia më e shtrenjtë në botë

99

Kjo është shtëpia më e shtrenjtë në botë, e cila në treg kap shifrën e 500 milionë dollarëve.

Pronari i saj, producenti televiziv Nile Niami, e ka pagëzuar këtë shtëpi me emrin “The One”.

Shtëpia luksoze ka 20 dhoma gjumi, 30 banjo, një kinema gjigande, një pistë vrapimi, 4 pista për bowling dhe një klub nate, shkruan Daily Star.

Godina ndodhet në një sipërfaqe prej 10 mijë metrash katrorë dhe ndodhet në lagjen e miliarderëve, Bel Air në Log Angeles.

Ja si duket nga brenda shtëpia më e shtrenjtë e botës: