(Foto) Kreu u ISIS arrestohet në Turqi

80

Kreu i dyshuar ushtarak i grupit terrorist të “Shtetit Islamik” (ISIS) u arrestua në Turqi, thuhen në një deklaratë të policisë të dielën.

I njohur me emrin Basim, shtetasi afgan është quajtur dora e djathtë e liderit të vdekur të ISIS Abu Bakr al Bagdadi. Basim u arrestua në periferi të Stambollit dhe kishte udhëtuar me një pasaportë të rreme, sipas deklaratës së policisë.

Media turke publikoi një fotografi pas arrestimit dhe një imazh të mëparshëm.

Agjencia e lajmeve Demiroren tha se Basim dyshohej për organizimin e trajnimit për ISIS ndërsa ishte në Siri dhe Irak, si dhe për të shërbyer në këshillin e saj të vendimmarrjes. NTV raportoi se Basim po merrej në pyetje pas një operacioni të përbashkët nga Organizata Kombëtare e Inteligjencës (MIT) dhe forca policore e Stambollit.

Udhëheqësi i ISIS, Bagdadi vrau veten në tetor 2019 duke shpërthyer një jelek vetëvrasës gjatë një sulmi të udhëhequr nga SHBA në strehën e tij në provincën Idlib veriperëndimore të Sirisë. Turqia arreston rregullisht të dyshuarit e ISIS, shumë dyshohet se planifikojnë sulme në vend.

Descript.al