(FOTO) Ky është 71 vjeçari që qëlloi me armë policinë në Elbasan, makinat ‘shoshë’ nga plumbat

177

Ky është Lefter Zhidru i cili i ka qëlluar me Kllashanikovë ndaj efektivëve të policisë.

Prej disa orësh tashmë 71 vjeçari ka kundërshtuar thirrjet e policisë për tu dorëzuar dhe vijon të qëndrojë në banesë.

Që në momentet e para të ngjarjes, në ndihmë të “Shqiponjave” kanë shkuar FNSH-ja dhe RENEA, ndërsa më pas ka mbërritur edhe njësia anti eksploziv.

Lexo edhe: Zbardhet ngjarja në Elbasan/ Ja pse 71 vjeçari qëlloi me Kallashnikov policët

Si pasojë e të shtënave janë plagosur edhe dy të rinj kalimtarë të rastit, teksa plumbat kanë kapur edhe automjete të parkuara në zonë.