Një person, i ri në moshë i veshur me bluzë sportive ngjyrë gri dhe mban një maskë të zezë.
Këto janë disa të dhëna për autorin e grabitjes së farmacisë mbrëmjen e sotme pranë shkollës “Sami Frashëri” në kryeqytet.

Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 26.01.2021, rreth orës 20:13, në rrugën “Bardhok Biba”, një person ende i paidentifikuar dyshohet se nën kërcënimin e armës ka vjedhur në një farmaci.
Sherbimet e Policisë menjeherë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës në afërsi të vendit të ngjarjes me sherbime të shtuara.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.