(FOTO) Loredana foli për një bebush të dytë dhe Mozzik bëri reagimin e tij publikisht

61

Reperja shqiptare Loredana është në kulmin e karrierës së saj, të cilën po e zhvillon jashtë vendit, ku është kthyer në një nga artistet më të njohura dhe më të suksesshme në Gjermani. Ajo ka qenë mjaft e komentuar krahas jetës profesionale dhe për jetën private pasi u rikthye në krahët e ish partnerit, Mozzik.

Artistja është shfaqur mjaft e lumtur këto kohë dhe ka punuar për projekte të reja muzikore, ndërsa ka qenë në fokus të mediave për shtatzëni për shkak të postimeve që ka ndarë me fansat në rrjete sociale.

Ajo e ka ‘trazuar’ mbrëmjen e djeshme sërish rrjetin pasi në formën e një pyetjeve në ‘Instagram Story’ ka pyetur fansat nëse është gati për një fëmijë të dytë.

“Dua një fëmijë të dytë”, shkroi ajo duke e ndarë kështu dëshirën e saj me ndjekësit, ndërsa lidhur me këtë ka reaguar në një lloj forme edhe Mozzik, i cili gjithashtu ka ndarë disa fotografi familjare.

Artisti ka publikuar pamje me Loredanën si dhe Hanën dhe dyshimet bëhen gjithnjë e më të forta për zgjerimin e familjes së tyre.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.