(FOTO) Me balluke dhe flokë të shkurtër, ja si dukej Fifi kur ishte ende e panjohur për publikun

225

Këngëtarja e njohur shqiptare Filloreta Raçi ka qenë mjaft e komentuar këto kohë për humbjen drastike në peshë. Ajo nuk ka ndarë publikisht shumë detaje për ndryshimin e saj, por ka treguar se ka kryer një ndërhyrje e cila tanimë duket se ka pasur një efekt shumë të madh.

Këtë periudhë ajo ju është përgjigjur komenteve të ndryshme lidhur me këtë ndryshim në paraqitjen e saj dhe ka theksuar se nuk e ka pasur aspak problem mbipeshën dhe e ka pëlqyer veten edhe kur ishte më tepër sesa 100 kilogramë.

Ndërkohë ajo ka treguar me anë të një fotografie të ndarë në ‘Instastory’ sesi dukej kur ishte ende e panjohur për publikun. Me flokë me balluke dhe shumë e ëmbël, Fifi ka vendosur të publikojë pamjet e rralla nga fëmijëria.

Nuk dihet se në çfarë moshe ka qenë këngëtarja, megjithatë dimë të themi se ka qenë një fëmijë shumë i bukur dhe i ëmbël. /Descript.al/