(FOTO) Mori vaksinën AstraZeneca, ja çfarë efektesh anësore po vuan 41-vjeçarja

4901

Vetëm disa javë pasi mori dozën e parë të vaksinës Oxford-AstraZeneca, një 41-vjeçare nga Skocia ka përjetuar skuqje të lëkurës në zonën e fytyrës, gjoksit dhe pjesës së pasme të krahëve.

Leah King tregoi se kishte marrë dozën e parë të vaksinës në 12 mars dhe ende po vuan efektet anësore të saj.

Ekspertët besojnë se efektet anësore të vaksinës janë një shenjë e mirë që sistemi imunitar i trupit ka reaguar, shkruan TheSun.

Ajo mori dozën e parë të vaksinës në qendrën Ravenscraig dhe menjëherë nisi t’i ndjente efektet anësore.

Sipas studimeve, 1 në 10 persona që kanë bërë vaksinën AstraZeneca do të kenë ndjeshmëri, dhimbje, ngrohtësi, kruajtje ose mavijosje aty ku bëhet injeksioni. Skuqja e lëkurës është më pak e zakonshme dhe ndodh në 1 në 100 persona.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.