(FOTO) Në muajin e pestë të shtatzënisë, këngëtarja shqiptare publikon pamjet e ëmbla

167

Modelja dhe këngëtarja shqiptare, Afërdita Dreshaj prej disa vitesh po jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bashkë me bashkëshortin e saj Jakub Kindl. Çifti janë bashkë prej disa vitesh dhe pak ditë më parë njoftuan se do të bëhen prindër të një djali për herë të parë.

Me pamjet e ëmbla të publikuara në ‘Instagram’, Dreshaj dhe partneri i saj ndanë publikisht emocionet dhe përjetimet e veçanta, ndërsa modelja i ka habitur të gjithë disa ditë më parë me foton që ka publikuar në rrjetin social ‘Instagram’.

Ajo dukej në superformë, me barkun e tonifikuar dhe linja perfekte trupore, duke shkaktuar një habi të madhe për ndjekësit. Edhe pse në muajin e pestë të shtatzënisë Afërdita nuk dallohet fare që është në pritje të ëmbël, madje kishte zgjedhur një bluze me barkun jashtë.

View this post on Instagram

Monday fun-day #babybump

A post shared by Aferdita Dreshaj Kindl (@aferditadreshaj) on

Mesa duket modelja dhe partneri i saj po kalojnë ditët më të lumtura duke e shikuar së tepërmi periudhën e shtatzënisë. Dreshaj ka publikuar në ‘Instastory’ teksa ajo dhe Kindl përkëdhelin barkun.

“Ditët më të ëmbla”, ka qenë përshkrimi që i ka vendosur fotografisë. /Descript.al/