FOTO/Në një romancë prej muajsh, aktorja shqiptare më e dashuruar se asnjëherë me partnerin 21 vjeçar

92

Aktorja kosovare, Adriana Matoshi ka pranuar publikisht lidhjen e re të dashurisë duke shkaktuar ‘zhurmë’ në platformat online dhe rrjete sociale. Në një intervistë për ‘Prive’ artistja zbuloi se po përjeton një romancë me futbollistin afrikan Keith i cili është ish-futbollist i klubit vendas, Feronikel.

“Jemi shumë mirë krah njëri-tjetrit. Nuk jemi njohur më përpara, ai nuk e dinte që unë isha aktore dhe as unë se dija që Keith ishte futbollist. Jemi dashuruar në shpirtrat e njëri-tjetrit,” tha Adriana, duke zbuluar edhe sesi janë njohur me djalin 21 vjeçar.

Keith vizitonte shpesh lokalin e aktores dhe aty ka nisur dhe historia e tyre. Matoshi theksoi faktin se familja e saj e ka pranuar lidhjen e dashurisë dhe se nuk janë paragjykues, ndërkohë që së fundmi Keith ka ndarë disa momente të lumtura mes tyre teksa çifti kanë qenë në një udhëtim.

Adriana dhe 21 vjeçari janë shfaqur të buzëqeshur nga Valbona, ndërkohë që udhëtimet e tyre nëpër Shqipëri kanë qenë mjaft të shpeshta muajt e fundit. /Descript.al/