(FOTO) Një nënë beqare, Kim Kardashian ekspozon fizikun seksi

73

Ndarja e Kim Kardashian dhe bashkëshortit të saj të dytë, Kanye West nisi të përflitej në media që vitin e shkuar pasi reperi ngriti disa akuza të rënda ndaj Kim dhe vjehrrës së tij, Kriss Jenner.

Çifti u përpoqën të rregullonin marrëdhënien e tyre dhe kryen gjithashtu edhe seanca terapie por kjo metodë nuk ka funksionuar dhe tanimë çifti kanë nisur procedurat për divorc si dhe jetojnë të ndarë nga njëri tjetri.

Ndarja e tyre ka bërë mjaft bujë në rrjete sociale, ndërsa burime pranë yllit 40-vjeçar Kardashian kanë bërë me dije se ajo ka nisur një epokë të re në jetën e saj, të cilën po e shijon shumë.

Kim e ka ‘dëshmuar’ më së miri këtë gjë me pamjet e fundit që ka ndarë në rrjete sociale. Ajo është shfaqur në super formë duke marrë vëmendjen e të gjithëve.

Me një dekolte dhe pjesën e gjoksit të ekspozuar, 40 vjeçarja u shfaq në formën e saj më të mirë.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.