(FOTO) Oriola Marashi nuk ndalet, publikon pamjet joshëse nga Roma

64

Oriola Marashi është një nga femrat më joshëse të showbizzit shqiptar. Ajo ndan herë pas here fotografi provokuese ku shfaq format trupore dhe merr komente të shumta nga fansat dhe ndjekësit në rrjete sociale. Së fundmi modelja ka ‘vjedhur’ vëmendjen e publikut me pozat joshëse që ka ndarë.

Ajo është shfaqur në super formë teksa ka pozuar nga Roma duke zbuluar thuajse si gjithmonë edhe fizikun joshës, i cili tashmë e karakterizon. Me një dekolte që i tregonte pjesën e gjoksit dhe e kuruar deri në detaje, Marashi tregoi për fansat se kishte pozuar për firmën e njohur ‘Guess’ këtë fundjavë.

“Çdo ditë e re është një bekim. Unë kalova një fundjavë të mrekullueshme në Romë, duke filmuar për kampanjën magjike @guess @marciano. Jam shumë mirënjohëse dhe e bekuar që takova njerëz kaq të mahnitshëm, miq që u kthyen në familje, ëndrra që u kthyen në realitet. Faleminderit @paulmarciano për besimin në mua, Faleminderit @nimabenati, dhe faleminderit për të gjithë ekipin që na dha mbështetje dhe ngrohtësi. Ps: Fotografitë e bëra nga @natalia”, ka shkruar ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Oriola Marashi (@oriolamarashi)

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.