(FOTO) Pas ndarjes nga i shumëkërkuari, Trejsi Sejdini kapet ‘mat’ me këngëtarin shqiptar

293

Ish missi shqiptar, Trejsi Sejdini njihet për fotot provokuese që ndan shpesh në rrjete sociale. 20 vjeçarja ka forma perfekte trupore, të cilat nuk nguron t’i tregojë. Modelja prej disa kohësh është shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku po zhvillon karrierën e saj.

Pas ndarjes nga Leonard Duka, i cili u shpall në kërkim pas vrasjes së ish-policit, Santjago Malko, 21 vjeçarja nuk ishte komentuar më për jetën private, mirëpo së fundmi ajo është fotografuar duke darkuar me reperin e njohur Don Xhon.

Artisti nuk ka shfaqur ndonjëherë miqësi me bukuroshen bionde por ata kanë qenë mjaft të buzëqeshur në takimin e tyre, siç shihet dhe në fotografinë e siguruar nga Telegrafi.com.

Për të pare nëse ka diçka mes tyre mbetet të shihet në vijim. /Descript.al/