FOTO/ Qindra euro, mësohet vlera marramendëse e të brendshmeve të Taynës

129

Tayna është një ndër artistet më të suksesshme shqiptare. Ajo ka vetëm pak kohë që ka hyrë në tregun muzikor dhe projektet e saj janë kthyer menjëherë në hite. Këngëtarja publikoi pak ditë më parë këngën e saj më të re ‘Qeqe’ e cila rezultoi mjaft e suksesshme dhe u pëlqye menjëherë nga publiku.

Artistja merr vëmendjen edhe për shkak të paraqitjes së saj joshëse, ku nuk nguron aspak të tregojë asetet trupore. Pas disa projekteve muzikore, bukuroshja ka qenë duke shijuar pushimet në Los Angeles, e së fundmi edhe në Turqi.

Së fundmi ajo ka ndarë një në rrjete sociale një fotografi ku është shfaqur tejet provokuese. Topless në vaskë artistja kosovare dukej shumë seksi, teksa nuk i ka lënë aspak vend imagjinatës. Ndërkohë është mësuar edhe shuma marramendëse e të brendshmeve të saj, të cilat kushtojnë plot 880 paund.

View this post on Instagram

giving you a bucket hat attack

A post shared by Tayna (@tayna) on

23 vjeçarja ka pozuar për herë të parë e zhveshur para kamerës dhe ka marrë mijëra pëlqime nga fansat e saj në Instagram. /Descript.al/