FOTO/ SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Moisi dhe Florian Habilajt, ja për çfarë vlere bëhet fjalë

64

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka kërkuar konfiskimin e pasurive të Moisi dhe Florian Habilajt, të cilat kapin vlerën e afro 82 milionë lekëve.

Pasuritë, që SPAK kërkon t’i konfiskojë, janë një sërë apartamentesh, një ndertësë e garazh dhe ndodhen të gjitha në Vlorë.

Nga ana tjetër, SPAK kërkoi ditën e sotme 18 vite burg për Moisi Habilajn.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.