(FOTO) Të gjithë sytë nga ajo! Dua Lipa pozon për herë të parë për kopertinën e revistës shqiptare

67

Dua Lipa është një nga artistet më të suksesshme në botë. Këngëtarja me origjinë shqiptare po zhvillon karrierën e saj jashtë vendit dhe që në moshë të re ajo i është dedikuar artit duke numëruar tanimë dhjetëra hite në repertorin e saj muzikor.

Albumi i fundit që ajo ka publikuar titullohet ‘Future Nostalgia’ dhe ka kryesuar në listat muzikore këtë periudhë në ‘Mbretërinë e Bashkuar’, ndërsa së fundi  ajo ka vendosur që të pozojë për herë të parë për një revistë shqiptare dhe të gjithë sytë janë nga Dua!

Këtë lajm e ka bërë me dije kryeredaktorja e revistës, përmes një postimi në rrjete sociale.

“Sot është padiskutim një ndër divat ndërkombëtare të muzikës botërore dhe ne s’mund të jemi më krenar që Dua Lipa vjen në Global Woman!”, ka shkruar ajo.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.