FOTO/ Vdiq nga Covid-19, serbët ‘harrojnë’ rregullat dhe mbajnë rradhë për të puthur trupin e Patriarkut Irinej

96

Koronavirusi i ka marrë jetën ditën e djeshme kreut të Kishës Ortodoksë Serbe, Patriarkut Irinej.

Ishte vetë Presidenti Aleksandër Vuçiç i cili konfirmoi lajmin e vdekjes së tij, ku shkroi:

“Isha i nderuar të të njihja. Njerëzit si ti nuk largohen kurrë.”

Edhe pse mjekët këshillojnë për distancim social, shumë njerëz mbajtën rradhën për të marrë pjesë në ceremoninë e përcjelljes së Patriarkut Irinej, i cili ishte një figurë e rëndësishme dhe me ndikim politik në Serbi. Po ashtu, njerëzit nuk ngurruan t’i afrohen kufomës duke e puthur.

/descript.al/