(FOTO) Vrau kunatën për pronën mbrëmë në Bathore / Fyerje, sharje, mallkime e kërcënime, plas keq mes familjarëve të viktimës dhe autorit

537
AUTORI I VRASJES, AGRON TANUSHI

Një grua mbeti e vrarë mbrëmjen e djeshme në zonën e Bathores në kryeqytet.

Gruaja, e identifikuar si Jetmira Hasani, u ekzekutua me armë zjarri nga ish-kunati i saj, Agron Tanushi.

Dyshohet se ngjarja e rëndë e ka zanafillën në një konflikt të vjetër mes palëve për çështje pronësie, pasi kujtojmë se viktima, edhe pse e ndarë nga bashkëshorti prej vitesh, jetonte ende në shtëpinë e këtij të fundit në katin e dytë të banesës.

Ndërkohë, autori i kësaj ngjarjeje së bashku me familjen e tij jetonte në katin e parë të shtëpisë.

Agron Tanushi mësohet se është i martuar dhe babai i një djali të mitur, të cilin nuk ka kursyer ta shfaqë edhe në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

AGRON TANUSHI ME BASHKËSHORTEN DHE DJALIN

Madje, vetëm dy ditë më parë ai ka publikuar dy foto të djalit të tij të mitur me përshkrimin: Zemra ime…

Mirëpo, përpos komenteve të familjarëve, ditën e djeshme profili i tij është ‘mbytur’ nga komente fyese, kërcënuese dhe deri në mallkime për të dhe familjen e tij nga persona, me siguri, të afërt të viktimës.

“O pler ti do varur me kok perpjet … ishalla vdes ne burg o kafsh o cop muti… te uroj me gjith shpirt vdekje t dhimbshme”, shkruan një komentues përbri fotos së Tanushit.

“O qen bir qeni ti duhesh rrjepur i gjalle!! Mos gezofsh asgje ne kete jete e as ne tjetren!! I lenc shkrete gruan dhe femijet sic i le!!! Kriminel i peshtire!!!”, shkruan një tjetër.

FOTO E POSTUAR NGA TANUSHI DY DITË MË PARË

Kaq ka mjaftuar që të fillojë një ‘luftë’ komentesh mes familjarëve të viktimës dhe të autorit.

Këta ta fundit shprehen se Tanushët janë një familje e respektuar dhe fajin për ngjarjen e rëndë ia hedhin viktimës, që sipas tyre, ka qenë fajtore për gjithçka ka ndodhur në atë familje, që nga ndarja nga bashkëshorti e deri te sjellja brenda shtëpisë, për të cilën kishim mbi 10 vite që ishin në konflikt mes tyre.

(Descript.al)