FOTO/ Zbulohet qyteti antik i të vdekurve

64

Një qytet i lashtë të vdekurish, me 40 kufoma në kavanoza qeramike, është zbuluar në ishullin francez të Korsikës.

Kavanozat datojnë më shumë se 1,700 vjet më parë dhe mendohej se përdoreshin vetëm për të transportuar verë dhe ullinj. Por arkeologët zbuluan se ato përdoreshin dhe si enë për të mbajtur të vdekurit.

Kavanozët prej qeramike u gjetën në zemër të një fshati të njohur të shekullit të 18-të, L’Ile Rousse, në bregun perëndimor të ishullit.

Instituti Kombëtar Francez i Kërkimeve Arkeologjike tha se janë zbuluar dhjetëra varre të larmishme në stilin e tyre arkitektonik, shkruan Daily Star.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.