(FOTO+EMRI) U infektua me Covid-19, ndërron jetë mësuesja në Vlorë

98

Mësuesja nga Vlora Pëllumbesha Xhiaj, ka humbur jetën si pasojë e infektimit me covid-19.

Lajmin e trishtë e ka bërë me dije, ish-nxënësi i saj, sot gazetari Enrik Mehmeti, përmes rrjeteve sociale.

“Covid-19 vazhdon të marrë jetë njerëzish dhe sot një lajm shumë i trishtë që në mëngjes për mësuesen time kujdestare në Shkollën Rilindja.

Pëllumbesha Xhiaj një mësuese dhe një nënë model, ka  humbur betejën me sëmundjen tinzare te Covidit.Pavarësisht përpjekjeve te personelit mjekësor,u këput ne mes jeta e mësueses me shpirt te bukur,e cila punoi 40-vjet në arsim. Pëllumbesha do te kujtohet plot mirësi dhe pozivitet,nga familja,te afërmit,miqtë dhe koleget.Vite më parë humbi dhe bashkëshortin duke i rritur e vetme fëmijët e saj.

U prehsh në paqe mësuese Pëllumbesha!

Ngushëllime familjarëve të saj !-Shkruan Mehmeti