Fotografohet vetëm me të brendshme, Dua Lipa merr vëmendjen për fizikun seksi

206

Dua Lipa është një nga artistet më të suksesshme në botë. Këngëtarja me origjinë shqiptare po zhvillon karrierën e saj jashtë vendit dhe që në moshë të re ajo i është dedikuar artit duke numëruar tanimë dhjetëra hite në repertorin e saj muzikor.

Mirëpo, krahas jetës profesionale Dua është mjaft e komentuar në media për jetën e saj private. Ajo merr shpesh vëmendjen për fizikun joshës dhe të njëjtën gjë ka bërë dhe së fundmi. Artistja ka zgjedhur të pozojë në mënyrë mjaft provokuese për revistën prestigjoze ‘Vogue British’.

Në një nga paraqitjet Dua është shfaqur vetëm me reçipeta dhe një palë pantallona të ngushta që i theksonin linjat trupore, duke marrë vëmendjen për fizikun perfekt.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Postimi mori më mijëra pëlqime nga ndjekësit dhe publiku menjëherë pas publikimit në rrjetin social ‘Instagram’.

Theksojmë se Dua është nominuar edhe në gjashtë kategoritë më të rëndësishme në “Grammy Awards 2021” dhe është mjaft e fokusuar në karrierën e saj. /Descript.al/