Fotot nga “klubi sekret” që frekuenton Justin dhe Hailey bëjnë xhiron e rrjetit

43

Ndërkohë që shumë njerëz të famshëm ndodh t’i telefonojnë vetë paparacët për të krijuar lajme në media, Justin Bieber dhe Hailey Baldëin janë totalisht e kundërta. Ata kryesisht duan intimitet dhe fotot e fundit të tyre duke u larguar nga një klub, të kapura nga paparacët, po shkaktojnë një dramë të madhe.

Sipas “Page Six”, klubi privat “San Vicente Bungaloës” dëboi një anëtar javën e kaluar për shkak se një i ftuar i tij dyshohet se informoi paparacët për vendndodhjen e Justin dhe Hailey-t. Klubi madje bëri një njoftim zyrtar, duke thënë se ata duhej ta dëbonin anëtarin.

“Fotoja më poshtë qarkulloi në internet në fillim të kësaj jave. Brenda më pak se 24 orësh, ekipi ynë zbuloi se cili i ftuar ishte përgjegjës për njoftimin e paparacëve. Anëtari që e solli këtë të ftuar në klubin tonë tani është dëbuar”, -thuhej në njoftim.“San Vicente Bungaloës” është i njohur për privatësinë e rreptë dhe thuhet se ka dy rregulla shumë të forta për të cilat ata i kujtuan të gjithë në njoftimin e lartpërmendur.