Franca regjistron mbi 1 milionë raste pozitive me Covid-19

58

Numri i personave të konfirmuar pozitivë me Covid-19 në Francë i ka kaluar 1 milionë ditën e premte, sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit, Franca regjistroi mbi 42 mijë raste të reja, duke e çuar numrin total të të infektuarve në mbi 1 milionë, sipas Reuters.

Kështu, Franca është vendi i shtatë që raporton më shumë se 1 milionë raste pozitivë me koronavirus, pas SHBA-së (8.4 milionë), Indisë (7.8 milionë), Brazilit (5.3 milionë) dhe Rusisë (1.5 milionë). Argjentina dhe Spanja kanë gjithashtu mbi 1 milionë raste të konfirmuara pozitive.

Franca ka regjistruar gjithashtu 298 vdekje të tjera, duke e çuar totalin në 34,508.

Numri i të shtruarve në spitale ka shkuar nga 976 në 15,008, shifra më e lartë ditore e arritur që nga prilli, kurse numri total i njerëzve në kujdes intensiv është 2,441.