Futbollisti i njohur bëhet baba për herë të tretë

53

Antoine Griezmann, sulmuesi i Barcelonës dhe bashkëshortja e tij, Erika Choperena, janë bërë prindër për herë të tretë.Erika solli në jetë një vajze të cilën e kanë pagëzuar me emrin, Alba Griezmann.Të tre fëmijët e futbollistit të njohur kanë lindur në datën 8 prill.

Griezmann mungoi në stërvitjen e Barcelonës sot dhe tifozët e Blaugrana ishin të shqetësuar për mundësinë që 30-vjeçari të kishte marrë një dëmtim vetëm disa ditë para El Clasico. Sidoqoftë, më vonë gjatë ditës, francezi njoftoi se u bë baba për herë të tretë. “Alba Griezmann, 8 prill 2021”, ka shkruar ai.